Të punosh në “LOGING ELECTRONICS”
Ne kemi energji, njohuri dhe aftësi të shkëlqyeshme. Ne duam të mësojmë çdo ditë dhe të arrijmë progres duke punuar shumë dhe ndershmërisht dhe jemi shumë të angazhuar në aktivitetet e biznesit. Ne përdorim metoda perëndimore dhe jemi principielë në punë.
Neve na lidhë dëshira për suksesin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të biznesit. Së bashku me klientët tanë dhe partnerët e biznesit ne ndërtojmë suksesin dhe gjithashtu duam të jemi më efikas në gjetjen e zgjidhjeve optimale, që të jenë të dobishme për familjet dhe shoqërinë.
Punëtorët në LogingElectronics
I. Aplikacioni për punë
6 hapa për të fituar një punë:
1. Kandidati potencial paraqet një aplikacion për punë
Aplikacioni për punë mund të dërgohet në disa mënyra:
-
Duke plotësuar formën formën elektronike; web faqen e Loging Electronics;
-
Duke dërguar e-mail në adresën: [email protected];
-
ose me postë në adresën: “ul. Naroden Front 19a 1/6, 1000 Skopje” me një njoftim për punësim
* Ne rekomandojmë mënyrën e parë të aplikimit.
Në dy metodat e tjera, aplikacioni juaj duhet të përfshijë një kërkesë për punësim dhe CV-në. Përveq këtyre dy dokumenteve, është mirë të dërgoni edhe dokumente shtesë si ndonjë çertifikatë dhe një kopje të patentë shoferit.
Ne do ti vendosim aplikacionet e juaja në regjistrin tonë të aplikacioneve.
2. Selektimi i kandidatëve nga aplikacionet e pranuara
Menagjeri gjeneral ose menagjeri i departamentit, me kujdes i kontrollojnë të gjitha aplikacionet e pranuara. Bazuar në CV-në të cilën ia keni bashkëngjitur aplikacionit, menagjeri zgjedhë 10 kandidatët më të përshtatshëm (është shumë e rëndësishme të keni aplikacion dhe CV të formuluar mirë).
3. Ne organizojmë takim me kandidatët për tu njoftuar dhe për tu testuar
Ne iu kontaktojmë juve në mënyrë që të mbajmë një takim në të cilin në mënyrë reciproke do të prezantojmë veten tonë dhe do të kryejë disa teste. Këto teste janë të ndërlidhura me njohuritë e përgjithshme, atësitë, përvojën dhe njohuritë relevante për punën(qëllimi është të shohim nivelin tuaj për pozitën në të cilën keni aplikuar).Bazuar në rezultatet e testeve, ne zgjedhim 5-6 kandidatët më të përshtatshëm me të cilët caktojmë një takim.
4. Vendimi
Pas përfundimit të intervistave, ju do të keni disa ditë kohë të mendoheni. Ne presim nga ju të na dërgoni një e-mail me përshtypjet e juaja nga biseda si dhe vendimin tuaj (nuk ka rëndësi nëse jeni i përshtatshëm për neve, por ka rëndësi nëse ne jemi të përshtatshëm për ju).
5. Fillimi i punës
Nëse ju jeni i zgjedhur të filloni punën , ju do të keni një kolegë të caktuar që do të iu ndihmojë të përshtateni dhe puna juaj fillon. (Ju do të keni kontratë një mujore, kjo është kontrata juaj fillestare).
6. Votimi
Pas një muaji, menagjeri gjeneral i bën një pyetje kolegut nga departamenti se "a e ka ngritur kolegu i ri nivelin e njohurive në të gjitha sektoret?" Nëse ka më shumë përgjigje me "po" ju do të merrni kontratë tre mujore. Pas një periudhe tre mujore menagjeri gjeneral do të pyesë të njëjtën pyetje, nëse shumica e përgjigjeve do të jenë "po" atëherë ju do të jeni i punësuar për një periudhë të caktuar kohore.
* Siq po e shihni, kolegët vendosin për ju të rrini dhe jo menagjerët. Ne mendojmë që është e drejtë për ju dhe për kolegët me të cilët punoni. Në të ardhmen kur ju vendosni për një kolegë të ri, ju do të jeni i kënaqur që këtu është një person, përveq juve, që është i besueshëm dhe e meriton atë, jo dikush që iu është imponuar nga shefi apo menagjeri.
Mbusheni aplikacionin tani!
II. Qfarë njerëz ne na nevojiten
Nuk do të ishte në rregull nëse ne e kufizojmë veten tonë në qëndrimin që vetëm një pjesë e njerëzve janë të përshtatshëm dhe janë të bërë për mostrën tonë. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe lirinë e personaliteteve, sepse ajo na pasuron shumë neve si njerëz. Diversiteti është baza për progresin e njerëzve dhe gjetjen e zgjidhjeve konstruktive, por këtu janë një numër i karakteristikave të cilat ne presim ti hasim në njërin nga ne në Loging Electronics:
-
Të jeni në gjendje të tregoni nëpërmjet pyetjeve qfarë keni mësuar dhe pastaj të mendoni jashtë këtyre kufinjëve;
-
Të dini si ti pranoni kritikat;
-
Të keni aftësinë e bisedës konstruktive rreth problemeve dhe konflikteve . Të jeni në gjendje të propozoni një zgjidhje nëse iu kritikojnë;
-
Do të ishte mirë që pas një dështimi ju të merrni një mësim dhe eksperiencë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë të zhvilloheni në çdo fushë;
-
Ju nuk duhet të bëni të njëjtin gabim më shumë se dy herë;
-
Të jeni i gatshëm të merrni iniciativë;
-
Të keni qasje profesionale drejt angazhimeve në punë;
-
Respektoni afatet e caktuara ti përmbushni detyrat në punë ;
-
Nga natyra juaj të mos keni neveri apo përtaci për mësimet në vazhdimësi;
-
Të dini anglishten mirë sepse do të jetë pjesë e përditshmërisë tuaj;
-
Të respektoni kolegët e juaj;
-
Të gjeni kënaqësi në atë qfarë bëni, por nëse jo, është e nevojshme të na tregoni në kohë;
-
Ju nuk duhet të keni ndonjë paragjykim;
-
Njerëzit jo tolerantë nuk kanë vend në Loging Electonics. Ne nuk kemi mirëkuptim për paragjykimet në lidhje racore, nacionaliteti, orientimi seksual, dukje fizike, orientimi politik;
III. Si të kompletoni aplikacionin dhe të shkruani CV-në
Eksperienca na tregon që mungesa e informacionit është diqka që shpesh shfaqet në aplikacionet e juaja e që është një karakteristikë për të klasifikuar CV-në. Ju sigurisht që nuk do të keni avantazh me këtë dhe gjithashtu ju nuk do ta gjeni veten në ndër 10 kandidatët më të përshtatshëm për ne. Propozimet tona , shembujt :
-
Edukimi nuk është e rëndësishme nëse ju keni pasur një "A" në këtë apo atë lëndë , neve nuk na nevojitet e tërë lista, mbështetuni në lëndët që ne jemi të interesuar për aplikimin tuaj. Na jepni informata rreth asaj se cila ishte lënda juaj e preferuar dhe pse, cili profesor ju impresionoi më së shumti. Këto lloj informatash mund të ndihmojnë shumë në punësimin tuaj. Na leni kontaktet e profesorëve tuaj, e-mail apo numrin e telefonit kështu që ne të mund të marrim informata direkte. Gjithashtu specifikoni notën tuaj mesatare.
-
Gjuha, në ditët e sotme është e çuditshme të përfundoni studimet dhe njohja e anglishtes të jetë në atë nivel sa të përdoret google translate kur përkthimi i tekstit është i nevojshëm . Sinqerisht, ju nuk na duheni për google translate, neve na nevojiteni të përdorni atë që keni mësuar dhe fjalori do të jetë aty për t’iu ndihmuar. Na jepni informata rreth shpejtësisë gjatë përdorimit të gjuhës, ju mund të flisni rrjedhshëm , të flisni keq, por gramatika juaj është e mirë ose ju flisni mirë por, keni një fond të vogël të fjalëve ... Sigurisht që ne do të gjejmë nivelin e anglishtes tuaj, por ne rekomandojmë të jeni të sinqertë, sigurisht jo të leni që një tekst i keq të dali në publik. Nëse keni kualifikime të tjera, fakti që ju nuk e dini mjaft mirë gjuhën mund të kompenzohet.
-
Nëse ju përmendni sistemin operativ për kompjuterë, për shembull Windows , specifikoni qfarë ju dini të bëni, për shembull instalimi, konfigurimi i rrjetit, instalimi i printerave... shkruani qfarë ju bie së pari ndër mend.
-
Nëse ju përmendni MS Office, shkruani të gjitha programet e paketës që ju i dini: psh MS Word: të hapni një dokument, margjinat e faqeve, printeri, futja e fotografive, të hapni një tabelë, të vendosni Header / Footer, konfigurimet e paragrafeve...;
MS Excel: insertimi i rreshtave/kolonave, margjinat e faqeve, formatizimi i kushtëzuar nga kjo, të punuarit me formula, grafiqe dhe gjithashtu për të tjera programe.
-
Nëse ju përmendni "Web dizajnin, zhvilluesit..." të jeni specifik në atë çfarë saktësisht keni punuar (lista është e nevojshme), specifikojeni çfarë ju dini, çfarë lloj funksionesh, bëni dallimin në termet për zotësinë dhe diturinë. Nëse ju keni punuar në një web faqe, na dërgoni linkun nga moduli specifik në të cilin keni punuar dhe përshkruani algoritmin në detaje, funksionimin...
-
Nëse keni qenë prodhues apo rregullues i paisjeve, të jeni shumë specifik në çasjen që keni në veten tuaj.
-
Nëse ju përmendni "punë ekipore", është vetëm një fjalë, mos qëndroni aty, na jepni disa shembuj se për çfarë perspektive keni aplikuar në të, edhe më mirë nëse dikush mund ta konfirmojë këtë.
-
- Mos i mënjanoni detajet rreth vetes tuaj, hobit dhe dëshirat tregojnë shumë për ju dhe shpesh mund të jenë vendimtare.
Qëllimi i këtij informatori plotësues është që kandidati i cili do të fillojë të punojë në Loging Electonics të jetë sa më i lumtur në ambientin dhe punën në të cilën ka aplikuar dhe është zgjedhur. Nëse disa informata nuk janë dhënë nga ju ose menagjeri gjeneral ka harruar t'iu pyesë, të jeni i vetëdijshëm që një ditë do të dalin në sipërfaqe. Vetëm atëherë, edhe pse do të kalojë kohë e gjatë, ju dhe ne do të jemi në fillim, gjë që nuk është në qëllim të procesit.
Pyeteni veten, kë do ta ftoni në intervistë: kandidatin me aplikacion tipik apo kandidatin i cili e ka përshkruar plotësisht veten e tij?